Showbiz

Dikur konkurrente në “Miss Albania”, sot pjesë e televizioneve më prestigjoze shqiptare…

Një portal në Instagram i quajtur “Seen.al” rikujton shpeshherë personazhet më të famshëm të ekranit shqiptar sesi kanë qenë në fillimet e tyre televizive.

Ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e njerëzve është një pjesëz nga “Miss Albania 2001” ku pjesmarrëse kanë qenë 3 vajza të cilat sot janë ndër më të preferuarat e ekranit shqiptar sidomos atë të Top Channel.

Një video e shkurtër tregon sesi Albana Osmani, Anjeza Maja dhe Anxhela Peristeri kanë qenë konkurrente kokë më kokë për çmimin e madh të “Miss Albania 2001”. Publikut shqiptar i është shtuar kureshjta për t’i parë vajzat në adoleshencën e tyre, natyrale dhe me linja perfekte trupore teksa prezantohen për herë të parë në ekran.