Joey Chestnut, 16 herë fitues i “Nathan’s Famous Fourth of July”, kampionati i ngrënies së hot-dog, thotë se është përjashtuar nga kompeticioni në New York pasi nënshkroi një marrëveshje me një kompani ushqimore vegane. Joey Chestnut ka humbur vetëm një kompeticion në 2007 dhe ai pretendon se arsyeja erdhi nga moti i keq, jo nga paaftësia e tij për të ngrënë hot-dog me shpejtësi dhe efikasitet.
Në konkursin e vitit 2021, ai hëngri 76 hot-dog dhe simite në vetëm 10 minuta dhe në të njëjtën kohë, ai vendosi një rekord të ri. Viti i kaluar u mbyll vetëm me 63 salsiçe, një performancë përsëri mbresëlënëse. Por duket sikur Joey Chestnut nuk do të hajë salsiçe këtë herë. Pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me Impossible Foods, një kompani mishi vegane me bazë bimore, Chestnut do të humbasë të drejtën të marrë pjesë në kompeticion. Kjo për shkak se ‘Nathan’s Famous’, sponsori kryesor i eventit, ju ndalon garuesve aftësinë për të marketuar ose promovuar rivalë të tjerë në industrinë e hot-dog. Kompania deklaroi:
U ndiemë tmerrësisht keq kur mësuam se Joey Chestnut ka zgjedhur të përfaqësojë një brand rival në ‘Nathan’s Famous Fourth of July’.
MLE dhe Nathan’s bënë përpjekje të mëdha në muajt e fundit për të akomoduar skuadrën e Joey, duke rënë dakord për shumë kushte që ata vunë përpara si ato të sponsorëve dhe madje duke lejuar Joey të konkurojë në një konkurs privat.
Kemi punuar me të njëjtat kushte dhe terma për dy dekada me radhë. Joey dhe menaxherët e tij kanë prioritizuar një partner të ri dhe fatkeqësisht, na duhet të përgjigjemi.
Chestnut i ka kundërshtuar pretendimet dhe ka thënë se nuk ishte përgjegjës për këtë dramë. Ai u shpreh se:
Unë nuk kam një kontratë me MLE ose Nathan’s, e megjithatë ata po kërkojnë të ndryshojnë rregullat e viteve të kaluara të partnerizimit.
Organizatori i eventit të MLE, George Shea, tha se mosmarrëveshja ka të bëjë me ekskluzivitetin dhe shpjegoi:
Do të ishte sikur Michael Jordan t’i thoshte Nike, ‘do të përfaqësoj edhe Adidas’.
Impossible Foods ka thënë vetëm se do të mbështesë “çdo garë që ai zgjedh”, duke shtuar se këto evente nuk duhet të jenë ekskluzive vetëm për “ngrënësit e mishit”.