Gjatë gjithë kësaj kohe vëmendjen më të madhe në botën e të famshmëve e ka marrë gjyqi mes Johnny Depp dhe Amber Heard. Pas një pushimi disa ditor ai do të rifillojë sërish të hënën, më 16 maj, me mediat dhe fansat që shqyrtojnë çdo minutë të seancave të mëparshme për të nxjerrë në pah detaje që mund të kishin kaluar edhe pa u vënë re.
Por teksa është duke u folur në lidhje me këtë disa fansa zbuluan se çfarë shkroi vajza e Depp kur marrëdhënia e babait të saj me Amberin filloi të përkeqësohej. Lily-Rose Depp tani ka vendosur që të qëndrojë jashtë vëmendjes së mediave gjatë zhvillimit të gjithë gjyqit, por fansat kanë arritur që të gjejnë dhe të sjellin sërish në vëmendje një postim që ajo publikoi në llogarinë e saj personale në rrjetin social Instagram në vitin 2016.
Në atë postim, vajza e Johnny Depp në mënyrë indirekte iu referua diskutimeve dhe debateve midis Depp dhe Heard edhe pse ai tashmë është fshirë si postim nga profili i saj.
Babai im është personi më i ëmbël dhe më i dashur që njoh, ai nuk ka qenë gjë tjetër veçse një baba i mrekullueshëm për mua dhe vëllain tim të vogël dhe të gjithë ata që e njohin do të thoshin të njëjtën gjë.
Ky mund të jetë një mesazh normal për të atin, por bie në sy fakti që ajo e shkroi në maj të 2016-ës, kur u bënë publike akuzat e para të Amberit ndaj aktorit. Aktorja ka theksuar në gjyq se shkonte mirë me fëmijët e Depp dhe se ishte e shqetësuar për ta për shkak të kësaj mosmarrëveshjeje. Megjithatë, Depp zbuloi se vajza e tij nuk kishte aspak marrëdhënie të mira me Amber. Majde aktori i njohur ka dëshmuar gjithashtu se:
Vajza ime, Lily-Rose, nuk erdhi në dasmë. Ajo dhe Heard nuk ishin në kushte veçanërisht të mira, për disa arsye.