Dy këngëtaret e njohura dhe ish-kunatat e famshme, Nora Istrefi dhe Tuna, kanë vendosur të bashkohen për një duet muzikor. Ky lajm ka shkaktuar shumë entuziazëm dhe kuriozitet mes fansave, duke pasur parasysh tensionet e mëparshme që kanë karakterizuar marrëdhënien e tyre. Marrëdhënia e Norës dhe Tunës ka qenë e shoqëruar me polemika dhe spekulime, për të cilat mollë sherri kanë qenë vëllezërit Robert dhe Patris Berisha, të cilët kanë qenë të lidhur me të dyja këngëtaret.
Këto tensione në marrëdhënie janë bërë një temë e zakonshme në mediet rozë dhe ndarja e tyre ka qenë një nga ngjarjet më të komentuarat në skenën muzikore. Megjithatë, duket se Nora dhe Tuna kanë arritur të kalojnë përplasjet e kaluara dhe tani janë të përkushtuara për të sjellë një projekt të ri dhe emocionues. Aktualisht, ato janë në fazën përfundimtare të punës mbi këngën e tyre të përbashkët.