Aktualitet

Digjet banesa në Fier, hetohen shkaqet!

Një banesë u përfshi nga flakët në lagjen Sheq i Madh në Fier. Për shkak se në momentin e zjarrit nuk gjendej njeri, ishin fqinjët që pasi panë të dilte tym nga shtëpia, njoftuan zjarrfikësit. Ndërhyrja e shpejtë e tyre bëri të mundur neutralizimin e flakëve që sollën dëme të shumta materiale.  Dyshohet se shkak mund të ketë qenë një ventilator i harruar ndezur. Nuk përjashtohet mundësia e një shkëndije elektrike. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.

Në një tjetër zhvillim, masivi pyjor i fshatit Shmri në Orosh të Mirditës është përfshirë nga zjarri. Flakët e shfaqura gjatë natës janë përhapur në një sipërfaqe të madhe. Nga strukturat e MC të Bashkisë Mirditë raportohet se për shuarjan e zjarrit, në terren u angazhuan 36 vetë nga strukturat bashkiake, (6 shërbimi zjarrfikës, 10 forca bashikake, 12 forca nga shërbimi pyjor, 8 forca nga njësia administrative),  si dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura.

Operacioni për fikjen e zjarrit ka filluar herët sipas planit, me forcat bashkiake dhe pastaj dhe me efektivët e ushtrisë.  Terreni rezulton i vështirë pasi është me pjerrësi, si dhe shumë i veshur me bimësi, gjë që dhe e vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen për shuarjen e flakëve.