Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Dieta që shkakton sëmundjen vdekjeprurëse të motoneuronit!

Ekspertët i kanë kritikuar pretendimet se një dietë popullore e preferuar nga shumë të famshëm mund të rrisë rrezikun e sëmundjes vdekjeprurëse të motoneuronit (MND). Metoda 5:2, është vlerësuar prej kohësh për përmirësimin e kontrollit të sheqerit në gjak dhe rritjen e funksionit të trurit.

Por një biologe molekulare tha se ndjekja e regjimit ndërhyri në metabolizmin e energjisë në qelizat e saj nervore, duke shkaktuar sklerozën anësore amiotrofike (ALS) forma më e zakonshme e MND. Dr.Vivienne Cox, 65 vjece thotë se kishte pasur një jetë të shkujdesur dhe të këndshme deri në fund të të 50-ave, duke shijuar ushqim të mirë, pije alkoolike dhe ëmbëlsira.

“Isha mjaft në formë, nga një jetë në natyrë me kopshtarinë dhe shëtitjet në fshat, argëtimet e mia kryesore. Më pas, ideja e agjërimit me ndërprerje të Michael Mosley u bë dieta e modës e asaj periudhe. Kisha shtuar pak peshë, kështu që vendosa të ndjek 5:2 me shumë entuziazëm. Humba disa kile menjëherë dhe u ndjeva shumë mirë. Por sot, në moshën 64 vjecare jam në një karrige me rrota me një diagnozë të MND. Si shkëncëtare i hyrra e gërrmova që të gjeja shkakun e kësaj situate dhe dyshoj shumë se fajtori është agjërimi me ndërprerje që ndoqa”. Ndjekësit e dietës 5:2 i kufizojnë kaloritë e tyre në 500-600 në ditë për dy ditë në javë dhe më pas hanë normalisht për pesë ditët e mbetura.

Sëmundja e neuronit motor (motor neuron disease MND) është një gjendje e rrallë që dëmton në mënyrë progresive pjesën motorike të sistemit nervor duke shkaktuar dobësimin e muskujve. MND-ja shfaqet kur qelizat e veçanta nervore në tru dhe palcën kurrizore, të cilat quhen neurone motorike, ndalojnë së funksionuari siç duhet dhe vdesin para kohe. Ky proces njihet si neurodegjenerim.

Neuronet motorike udhëheqin aktivitetin e muskujve që kontrollojnë ecjen, të folurit, gëlltitjen dhe frymëmarrjen prandaj me përparimin e MND-së vështirësohet ose pamundësohet kryerja e këtyre aktiviteteve. Kjo sëmundje i mori jetën vitin e kaluar partnerit të Sandra Bullock, Bryan Randall dhe prej saj vuajti edhe shkencëtari i famshëm Stephen Hawking.