Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Dieta e jetëgjatësisë, konsumoni këtë frut të thatë dhe do të na falënderoni!

Ngrënia e arrave është pjesë e të ashtuquajturës dietë e jetëgjatësisë, kjo për shkak të vlerave të saj. Të mbushura me proteina, fibra dhe shumë vitamina e minerale, nuk është surprizuese që për shumicën e personave që pëlqejnë të ushqehen shëndetshëm, arrat janë pjesë e pashmangshme e dietës.

Pra, nëse jeni duke kërkuar një mënyrë të shijshme dhe të shpejtë për ta mbushur veten me energji tërë ditën, rritni sasinë e proteinave dhe fibrave që i konsumoni, duke ngrënë pemë, arra dhe fara. Në fakt, shitja e frutave arrore dhe farave ka shënuar rritje rekord vitet e fundit, sepse shumica e njerëzve janë duke kërkuar mënyra të shëndetshme për t’u ushqyer, ndërsa njëkohësisht është rritur numri i vegjetarianëve dhe veganëve.

Sipas studimeve të ndryshme, konsumuesit e rregullt të arrave jetojnë më gjatë, kanë nivel më të vogël të kolesterolit dhe rrezik më të vogël të sëmundjeve të zemrës dhe disa formave të caktuara të kancerit. Kjo për shkak se arrat dhe farat janë burim i mahnitshëm i mikronutrientëve si magnezi, kaliumi, hekuri, zinku, vitaminat A dhe B.

42 gramë arra është sasia e rekomanduar nga dietologët për të reduktuar rrezikun nga sëmundjet koronare. Ndër të tjera arrat ulin nivelin e stresit, parandalojnë Alzheimerin dhe diabetin dhe zvogëlojnë mundësinë e zhvillimit të kancerit të prostatës tek meshkujt dhe të gjoksit tek femrat. Ato gjithashtu kanë nivele të larta të fibrave dhe proteinave. Studiuesit besojnë se përmbajtja e lartë e fibrave të arrave nxitin rritjen e baktereve “të mira” në zorrë, që i sjell dobi zemrës së njerëzve dhe shëndetit të zorrës së trashë.