Aktualitet

Diell, por temperatura të ulëta! Ja si parashikohet moti këtë të diel

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare. Në orët e mëngjesit do të vijojë të mbetet e pranishme mjegulla e dendur apo mjegullina kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s ndërsa hera-herës me rrahje era në lugina dhe bregdet me shpejtësi deri në 6-10 m/s.