Capital T ka publikuar këngën e tij të fundit “Diego”, pasditen e djeshme. Vëmendjen e publikut e kanë tërhequr vargjet:
Stines pi thojn dimër unë pushime jam në Maldive, afër me nifar dive, fytyrën t’njejt si t’Anxhelinës.
Edhe pse dyshja ka mohuar zërat se janë bashkë, fansat dyshojnë se këto vargje janë dedikim për Adrolën, pasi ata kanë qenë në Maldive, e më pas në New York këtë periudhë krah njëri-tjetrin.
Duket se Capital T këtë këngë e ka të pasur me dedikime e ‘diss’-e, sepse edhe vargjet
Ju kan nal koncertet dojn me dek prej karantinës, 2 kredi hajde te babi, 50 mijë, hajde te babi. Mos ta nin hajde te babi.
Mendohet që këngëtari t’u jenë drejtuar Ardian Bujupit ose Mozzik. Vitin që lamë pas ai u bë kryefjalë e mediave për debatin publik me Ardian Bujupin që në fund duket se u sqarua dhe për “diss-in” gjatë emisionit “Gjoni Black” për Mozzik, ndonëse vetë Capo nuk e konfirmoi kurrë se ai i dedikohej atij.
Klipi është xhiruar pjesërisht në Prishtinë. Ndërkohë ka pjesë edhe në stadium, ku Capital T është veshur me bluzën e Kombëtares së Futbollit të Argjentinës. Tituli dhe idea lidhet me legjendën e futbollit, Diego Armando Maradonën, i cili ndërroi jetë nëntorin e vitit të kaluar.
Capital T rikthehet me një këngë të fuqishme, pas albumit mjaft të suksesshëm “Skulpture”, të vitit që lamë pas. Dedikim apo jo, duke se kjo këngë do të bëhet një hit i verës. Të gjithë ju mund ta votoni këtë prurje të re të artistit për ta bërë pjesë të klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare, në javët në vijim.