Ndërsa Sean Diddy Combs është në qendër të vëmendjes globale pas arrestimit të tij dhe akuzave për trafikim njerëzor dhe abuzim seksual, shakaja e tij e 25 viteve më parë kur ai “parashikoi” se do të arrestohej është bërë virale. Në një intervistë të dy dekadave më parë, Diddy foli për festat e tij famëkeqe të bardha, në të cilat morën pjesë njerëz të famshëm duke përfshirë Jay-Z, Jennifer Lopez dhe Leonardo DiCaprio.
Këto ngjarje, të mbajtura në vilat e tij luksoze në mbarë botën, thuhet se u kthyen në festa të çmendura, të mbushura me alkool. Duke folur në një video në vitin 1999, Diddy, tani në pritje të gjyqit me akuza për trafik seksual dhe krime të tjera, i tha një gazetari:
Ata nuk do të më japin as një licencë të organizimit të festave. Ata nuk duan që unë të bëj më festa. Por ne nuk do të ndalemi. Ne do të vazhdojmë të argëtohemi, duke mbledhur njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Ata do të ndërpresin festat dhe do t’i ndalojnë. Ndoshta do të më arrestojnë duke bërë çmenduri të ndryshme, vetëm sepse duam të kalojmë një kohë të mirë.
In 1999, Sean “Diddy” Combs spoke with ET about the sort of parties he likes to throw.
“They’re going to be shutting them down. They’re going to probably be arresting me, doing all types of crazy things just because we want to have a good time,” he said at the time, while… pic.twitter.com/eLRjBAAwrN
— Entertainment Tonight (@etnow) September 23, 2024
Në një intervistë me Entertainment Tonight, Diddy pohoi se festat e tij shkatërruan barrierat racore dhe të brezave. Kur u pyet për popullaritetin e festave të tij, ai komentoi:
Dua të them, është e lezetshme. Nuk më bën të ndihem e veçantë. Nuk më bën të ndihem njeri më i mirë. Thjesht ndihem sikur di të bëj një festë.
Detaje të reja të festave famëkeqe të Diddyt u zbuluan në gjykatë javën e kaluar, ku manjatit të muzikës iu refuzua lirimi me kusht, pavarësisht se ofroi 50 milionë dollarë. Në një aktakuzë të lëshuar të martën në mëngjes, prokurorët federalë pretendojnë se Sean Diddy Combs dhe bashkëpunëtorët e tij kërcënuan, abuzuan dhe detyruan gratë dhe të tjerët rreth tij “për të përmbushur dëshirat e tij seksuale”. Një sërë akuzash në proceset gjyqësore kundër Combs datojnë që në vitet 1990, kur ai themeloi kompaninë e tij diskografike, Bad Boy Records, dhe mes tyre është përdhunimi i një vajze 17-vjeçare.
Rikujtojmë se, pasi u arrestua javën e kaluar nën akuzat për shantazh dhe trafik njerëzor, popullariteti i Sean Combs, i njohur më mirë si P Diddy, është rritur shumë. Kompania e të dhënave të industrisë dhe analitikës Luminate tha se muzika e tij pa një rritje mesatare prej 18.3 % në platformat e transmetimeve të muzikës, sipas kërkesës gjatë javës së kaluar, pas arrestimit të 17 shtatorit. Profesori i menaxhimit të biznesit muzikor të Kolegjit Berklee, George Howard, tha se ai nuk është i befasuar nga kjo rritje, sepse transmetimi është i ngjashëm me kërkimin e Google për artistë si një mënyrë për të kënaqur kuriozitetin.