Avokati i reperit Diddy ka njoftuar se klienti i tij nuk është më nën vëzhgim pas shqetësimeve për gjendjen e tij mendore gjatë ditëve të para në burg. Diddy, i arrestuar më 16 shtator për akuzat e trafikimit të njerëzve, kishte kaluar në një periudhë mbikëqyrjeje të lartë për të parandaluar mundësinë e vetëvrasjes.
Në një deklaratë për revistën “People”, avokati theksoi se Diddy tani është në gjendje të mirë dhe i fokusuar në mbrojtjen e tij.
Ai është shumë i fortë dhe po përgatitet për gjyqin e tij
Vendimi për t’i hequr vëzhgimin e afërt Diddy-t erdhi pas një periudhe shqetësimi, gjatë së cilës burime thanë se ai ishte në gjendje shoku dhe se situata e tij mendore ishte e paqartë. Këto masa paraprake ishin të nevojshme për të mbrojtur reperin nga rreziqet e mundshme, sipas Institutit Kombëtar të Korrigjimeve të Departamentit të Drejtësisë të SHBA.
Diddy tani po pret vendimin e gjykatës, pas një kërkese për lirimin me kusht që iu refuzua. Avokati i tij ka shprehur optimizëm mbi gjendjen e tij aktuale dhe përgatitjet për procesin gjyqësor që e pret.