Aktori Daniel Radcliffe i cili u bë i famshëm nga filmat “Harry Potter” ishte vetëm 12 vjeç kur pranoi rolin e Harry Potter. Ndërkaq, ai ishte diagnostikuar me një sëmundje neurologjike, dispraksi, që në fëmijëri dhe është shprehur se:
E kam pasur të vështirë në shkollë, kam qenë i keq në çdo gjë, pa talent të dukshëm.
Nëna e tij, për ta ndihmuar e regjistroi në aktrim. Në një intervistë të mëparshme, Daniel kishte treguar si e pengon sëmundja.
Nuk mund t’i lidh atletet dhe kam një dorëshkrim të tmerrshëm. Si fëmijë kam vuajtur nga mungesa e vetëbesimit, sepse mendoja se isha i vogël. Pjesërisht për shkak të dispraksisë sime, doja të bëhesha aktor.
Dispraksia prek më së shumti aftësitë motorike dhe gjithashtu ndikon në planifikimin e lëvizjeve dhe koordinimin si pasojë e mesazhit të trurit që nuk transmetohet saktë në trup. Ky çrregullim prek 5-6% të fëmijëve të moshës shkollore. Megjithatë, tek ky çrregullim vërehet se ka përparime të cilat shkojnë krahas me procesin e rritjes.
Rikujtojmë, pak ditë më parë ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare aktori i njohur Robbie Coltrane, i cili luajti personazhin e Hagrid në filmat e “Harry Potter”. Ai gjithashtu u shfaq në dramën detektive të ITV “Cracker” dhe filmat e James Bond “Goldeneye” dhe “The World Is Not Enough”.