Celebrities Gossip Showbiz

Diçka shumë e vyer e Princeshë Diana-s i përket tanimë Kim Kardashian!

Së fundmi ylli televiziv Kim Kardashian, ka blerë në një ankand një nga bizhuteritë më të preferuara të Princeshës Diana. Bëhet fjalë për një kryq ametisti që është krijuar nga dizajneri i bizhuterive Garrard në vitin 1920. Princeshë Diana e mbajti kryqin në shumë nga daljet e saj publike, përfshirë një mbrëmje gala për bamirësi te mbajtur në Londër në tetor të vitit 1987.

Në atë mbrëmje ajo e kombinoi kryqit me një fustan një fustan barok kadife të krijuar nga Catherine Walker & Co. Sipas një artikulli të Forbes për kryqin pati katër oferta gjatë pesë minutave që zgjati ankandi dhe u shit për 163,800 paund, më shumë se dyfishi i vlerësimit fillestar. Kryqi Attallah u ble fillimisht nga biznesmeni Naim Atala në vitin 1980 dhe duke qenë se kishte miqësi me të, ai ia dha disa herë “borxh” Princeshë Dianës.

Rikujtojmë, se së fundmi Kim Kardashian ka ndarë një seri citatesh thumbuese në llogarinë e saj në Instagram menjëherë pas publikimit të lajmeve se ish-bashkëshorti i saj Kanye West është martuar fshehurazi me stilisten e komapnië së tij ‘Yeezy’, Bianca Censori. Reperi, 45-vjeçar, thuhet se ka mbajtur një ceremoni private me Bianca-n dhe dyshja janë parë me unazë martese në duar.