Celebrities Gossip Showbiz

Diçka shumë e rëndësishme dhe me vlerë e Shakira-s është ‘në duart’ e ish-it të saj, Gerard Pique!

Ish-dyshja e njohur, këngëtarja Shakira dhe futbollisti Gerard Pique pasi i dhanë fund marrëdhënies 12-vjeçare duket se nuk po kalojnë ditët më të mirë teksa të gjithë mediat dhe paparacët janë me ‘sytë’ tek ta. Së fundmi, ish-çifti i famshëm do të përballen me njëri-tjetrin në gjykatë për kujdestarinë e fëmijëve, por edhe për pasuritë. Ndërkaq, fotografi Jordi Martin ka pohuar se ka diçka që i përket Shakira-s dhe ajo është në në zyrat e Pique në selinë e “Kosmos”.

Çmimet Grammy të Shakiras janë ende të ekspozuara atje dhe ai nuk ia ka kthyer ato.

Gjithsej janë 15 çmime që kanë mbetur nëpër zyra dhe këngëtarja nuk është e gatshme t’i humbasë ato. Shakira dëshiron të transferohet në Miami dhe t’i shpëtojë ‘ngacmimeve’ që po merr në Katalonjë. Sipas të njëjtit gazetar, mbrojtësi i Barcelonës do të ishte i gatshëm të nënshkruante marrëveshjen që ish-gruaja e tij t’i çonte fëmijët në Shtetet e Bashkuara në këmbim të një pakete biletash të klasit të parë për t’i vizituar ata dhe një kompensim financiar prej 400 mijë dollarësh.

Rikujtojmë, se aparaci spanjoll Jordi Martin së fundmi ka zbuluar gjithashtu se çfarë u tha mes Shakirës dhe Piques kur vendosën të ndaheshin. Emri i Gerard Pique vazhdon të jetë kryefjala e mediave të huaja, pas ndarjes nga Shakira dhe lidhjes së re me 23-vjeçaren Clara Chia Marti. Mesa duket, Shakira nuk është e vetmja që është mërzitur me vendimin e futbollistit të Barcelonës për të mos mbajtur të fshehtë lidhjen e tij me Kian. Sipas një raporti të Marca, prindërit e Clara Chia nuk janë dakord me marrëdhënien e vajzës së tyre me Pique.