Celebrities Gossip Showbiz

Diçka po “zien” mes tyre…/Kim Kardashian në një romancë me Tom Brady?!

Ylli televiziv Kim Kardashian dhe ylli i NFL Tom Brady thuhet se janë duke u shoqëruar me njëri-tjetrin dhe kanë nxitur dyshimet për një romancë. Thuhet se Kim ka filluar të kërkojë të blejë një shtëpi pushimi në komunitetin e Brady në Bahamas. Kim madje i kishte kërkuar Tom-it këshilla përpara se të bënte udhëtimin për të parë një pronë në Baker’s Bay Golf & Ocean Club, një komunitet ekskluziv rezidencial vetëm për anëtarë në Bahamas.

42-vjeçarja u pa duke vizituar resortin pasi fluturoi për në ishull. Burimet i thanë PageSix se Kim i pëlqen shumë Tom, por deklaruan se aktualisht nuk ka asnjë romancë mes të dyve, por ata nuk e mohuan një mundësi për lidhje. Burimi shtoi se:

Kim e pëlqen shumë Tom. Ai ishte i mrekullueshëm.

Rikujtojmë, se Kim ka qenë beqare që nga gushti i kaluar, kur u nda nga komediani i “Saturday Night Live”, Pete Davidson. Dyshja ishin në lidhje për 9 muaj. Një burim i afërt me Kim, zbuloi se miliarderja është e hapur për takime përsëri. Ndërkohë, Tom është beqar që nga divorci me modelen Gisele Bündchen pas 13 vitesh martesë.

Së fundmi, ylli televiziv Kim ka shprehur se do të hiqte dorë nga karriera e saj televizive nëse do të fokusohej në të qenit avokate me kohë të plotë. Kim shprehur dëshirën për të qenë e angazhuar në rolin e saj si avokate. Kur u pyet nga moderatorja Poppy Harlow, Kim tha:

Do të isha po aq e lumtur të isha një avokate me kohë të plotë. Ka shumë gjëra që janë gjithmonë në TV dhe shumë që janë gjithmonë atje jashtë, por mendoj se miqtë e mi dhe familja ime e dinë se ne vërtet e pëlqejmë shumë kohën tonë private.