Health & Beauty

Diabeti rrit rrezikun e kancerit në pankreas!

Kanceri i pankreasit shkaktohet nga rritja anormale dhe e pakontrolluar e qelizave në pankreas. Rreth gjysma e rasteve të reja që diagnostikohen me kancer në pankreas janë të moshës mbi 75 vjeç dhe sëmundja është e pazakonshme te personat nën 40 vjeç. Sipas ekspertëve shëndetësorë, ende nuk dihet mirë shkaktari kryesor i kancerit në pankreas, por ekziston një numër i faktorëve të rrezikut për zhvillimin e kësaj sëmundje.

Personat që vuajnë nga diabeti kanë rrezik më të shtuar të diabetit. Diabeti është një sëmundje e përjetshme që i shkakton nivelet e sheqerit në gjak të rriten shumë. Ka dy lloje të diabetit; tipi 1 dhe tipi 2. Tipi 1 i diabetit është ku sistemin i imunitetit të trupit i sulmon dhe shkatërron qelizat që e prodhojnë insulinën. Tipi 2 i diabetit është kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, ose kur qelizat trupore nuk i reagojnë insulinës.

Insulina e kontrollon sasinë e sheqerit në gjak. Lidhja mes diabetit dhe kancerit në pankreas është për faktin se insulina është hormon që prodhohet nga pankreasi. E njëjta gjë vlen edhe anasjelltas, personat me kancer në pankreas dhe që nuk vuajnë nga diabeti, mund ta zhvillojnë sëmundjen e dytë. Kjo për shkak se tumori mund ta ndalojë pankreasin të prodhojë insulinë, siç prodhon normalisht. Problemet e tjera që rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit në pankreas janë pankreatiti kronik dhe ulcerat në stomak.

Shkencëtarët kinezë kanë shëruar me sukses diabetin tek një pacient duke përdorur një terapi novatore të qelizave. Ky trajtim pionier u zhvillua nga një ekip nga Spitali i Shangait Changzheng, Qendra për Përsosmëri në Shkencën e Qelizës Molekulare nën Akademinë Kineze të Shkencave. Sipas një raporti, pacienti iu nënshtrua transplantimit të qelizave në korrik 2021. Brenda 11 javësh, ai nuk kishte më nevojë për insulinë. Gjatë vitit të ardhshëm, ai gradualisht reduktoi dhe përfundimisht ndaloi marrjen e ilaçeve nga goja për kontrollin e sheqerit në gjak. Ky zbulim shënon një përparim të rëndësishëm në terapinë qelizore për diabetin.