Milani gjeti sërish buzëqeshjen javën e fundit: pasi rilindi me një fitore të bukur dhe bindëse ndaj Interit në Derbi, Djalli siguroi vazhdimësi edhe në shtëpi ndaj Leçes.
Tani vjen ndeshja e dytë në Champions në Leverkusen kundër Bajerit që do të jetë një termometër i mirë për të matur temperaturën që ka arritur aktualisht ekipi kuqezi.
Për të gjitha këto ka Paolo di Kanio: “Momenti i vështirë për Milanin ka kaluar, të paktën përsa i përket humorit. Për sa i përket ekuilibrit, ende nuk e shoh të kapërcyer. Edhe pse ky sistem i ri me dy sulmues është bindës. Të gjithë kanë luajtur mirë, por në mënyrë paradoksale falë të rinjve. Ata kanë ndezur dritën dhe po udhëheqin skuadrën, gjë që duhet ta kishin bërë lojtarët më të vjetër të ekipit”.