Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, i ka dhuruar futbollistit me rastin e Krishtlindjeve një makinë Rolls Royce. 37-vjeçari është aktualisht në bisedime me klubin e futbollit të Arabisë Saudite, Al-Nassr dhe thuhet se është afër marrëveshjes historike prej 198.8 milionë euro në vit.
Ronaldo është parë në Instagram duke kaluar kohë me familjen e tij të shtrenjtë. Makina që Georgina i ka dhuruar mund të vlerësohet me një çmim mbi 284 mijë euro. Futbollisti e postoi këtë dhuratë në InstaStoryn e tij në Instagram teksa ka shkruar:
Faleminderit dashuria ime!
Rikujtojmë, se Ronaldo u largua me lot nga Kupa e Botës 2022 pasi shanset e tij për të fituar turneun për herë të parë në karrierën e tij u ‘shpartalluan’ pasi skuadra e tij e Portugalisë humbi 1-0 në sfidë me Marokun në çerekfinale. Është e mundshme paraqitja e fundit e Ronaldos në një Kupë Bote, teksa ai filloi raundin e 16-të dhe ndeshjet çerekfinale të Portugalisë si zëvendësues pasi u ul në stol nga trajneri i skuadrës Fernando Santos.
Georgina Rodriguez nga ana tjetër kritikoi ashpër trajnerin e Portugalisë, Fernando Santos, pasi skuadra e tij u eleminua nga Kupa e Botës FIFA 2022 në çerekfinale. Gjatë ndeshjes, Santos e përjashtoi Cristiano Ronaldon nga 11-ta dhe e futi në lojë në minutën e 50-të. 68-vjeçari kishte zgjedhur një strategji të ngjashme edhe në raundin e 16-të, ku Ronaldo filloi nga stoli dhe Portugalia regjistroi një fitore 6-1 ndaj Zvicrës. Por pas humbjes, Georgina Rodriguez sulmoi Santos për përzgjedhjen e ekipit dhe deklaroi se nënvlerësimi i ‘lojtarit më të mirë në botë’ dhe ‘armës më të fuqishme’ do të ketë pasoja.