Djali i Victoria dhe David Beckham, Brooklyn, është martuar ditën e shtunë me Nicola Peltz. Ata janë treguar shumë ‘skeptikë’ duke mos lejuar askënd të publikojë pamje nga dasma, por mediat kanë arritur të sigurojnë disa foto.
Mësohet se David Beckham i dhuroi djalit të tij Brooklyn dhe nuses Nicola Peltz një Jaguar klasik me vlerën prej 500,000 dollarë pasi u martuan në kompleksin e babait të saj miliarder, në Palm Beach në Florida. Ish-futbollisti është një investitor i kompanisë së restaurimit Lunaz duke marrë 10 % të aksioneve në qershor 2021.
Presidenti i InterMiami FC kërkoi që makina të lyhej me ngjyrë blu të hapur, por kërkoi që emri i tij për ngjyrën unike të mbetej konfidencial. Ky është një automjet i mijëra orëve punë nga 120 punëtorë, projektues dhe teknikë të automjeteve elektrike dhe është ndërtuar tërësisht në markën Lunaz në Silverstone të Anglisë.
Trendi i Lunaz pretendon të heqë motorët që ndotin atmosferën tonë dhe t’i zëvendësojë me bateri dhe motorë elektrikë me emetim zero të gazrave. David Lorenz, themeluesi dhe presidenti i Lunaz, u shpreh se:
Në krijimin e këtij Jaguar XK140 të bukur, elektrik, ne jemi të nderuar të lidhim hendekun midis jetës profesionale të David Beckham, ku ai është një investitor në Lunaz dhe jetës së tij familjare. Kjo makinë e mrekullueshme është dhurata perfekte për djalin e tij Brooklyn dhe nusen, Nicola, në ditën e tyre të dasmës. Në çdo aspekt, kjo makinë klasike elektrike e jashtëzakonshme nga Lunaz simbolizon një të ardhme të ndritshme dhe pozitive.
Brooklyn dhe Nicola u martuan në një ceremoni private që përfshinte të ftuar si Eva Longoria, Mel C dhe legjendën e tenisit Serena Williams. Ceremonia filloi në orën 18:00, në një nga vilat e familjes Peltz prej 103 milionë dollarësh në Florida. Brooklyn është parë duke pritur i vetëm në një skenë të mbushur me lule për 15 minuta përpara se aktorja të mbërrinte.