Lajmi se Justin Bieber i bëri dhuratën e pazakontë Victoria Beckham bëri bujë. Ai i dha modeles, këngëtares dhe stilistes një palë ‘shapka gome’, të cilat ajo i postoi në rrjete sociale.
Shumë ndjekës po më pyesin se çfarë do të vesh pas karantinës. Si mendoni rreth këtij sugjerimi nga Justin Bieber?
Megjithatë, Victoria e falenderon dhe iu duk mjaft zbavitëse kjo dhuratë kaq e veçantë.
Është shumë e këndshme nga ana e Justin të më bëjë këtë dhuratë. Nuk i kam veshur ndonjëherë më parë. Kjo më bëri të qesh, dhe s’ka gjë më të rëndësishme se aq, faleminderit Justin.
Gjithashtu, Victoria pyeti ndjekësit e saj në InstaStory nëse do i sugjeronin t’i vishte këto shapka, dhe u shpreh se ndihej shumë e emocionuar për rezultatin. Ditën pasuese ajo bëri publike se 57% e ndjekësve të saj, e këshilluan të mos i vishte ato, dhe Victoria ishtë shumë dakord me këtë vendim.