Celebrities Gossip Showbiz

Dhurata Dora poston fotot e saj të rralla nga fëmijëria!

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell. Bukuroshja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.

Por, a keni qenë ndonjëherë kuriozë ta shihni artisten vite më parë në fëmijërinë e saj ku as nuk mendonte se do të kishte suksesin dhe famën që ka sot? Nëse po, vetëm disa orë më parë Dhurata duket se është bërë shumë nostalgjike dhe ka ndarë me ne disa foto të rralla të saj kur ka qenë vetëm një vogëlushe me shumë ëndrra.

Përpos gjithë punës së madhe, e sidomos gjatë verës që si një këngëtare shumë e kërkuar ka qenë mjaft e ngarkuar me koncerte, këto ditë si çdo artist edhe bukuroshja po shijon disa ditë pushime. Sërish, Dhurata nuk ka qëndruar larg ndjekësve të saj dhe disa ditë më parë ka ndarë një postim në llogarinë e saj në Instagram ku na ka treguar disa veshjet e saj gjatë këtyre ditëve që po pushon dhe me të vërtetë duket e mrekullueshme.

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga publikimi i këngës së saj në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Elvana Gjata dhe titullohet ‘Gajde’ e deri më tani ka arritur më shumë se 24 milion klikime në platformën YouTube.