Celebrities Gossip Showbiz

Dhurata Dora mahnit me ‘look-un’ e saj gjatë pushimeve!

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell. Bukuroshja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.

Por përpos gjithë punës së madhe, e sidomos gjatë verës që si një këngëtare shumë e kërkuar ka qenë mjaft e ngarkuar me koncerte, këto ditë si çdo artist edhe bukuroshja po shijon disa ditë pushime. Sërish, Dhurata nuk ka qëndruar larg ndjekësve të saj dhe disa orë më parë ka ndarë një postim në llogarinë e saj në Instagram ku na ka treguar disa veshjet e saj gjatë këtyre ditëve që po pushon dhe me të vërtetë duket e mrekullueshme.

Teksa sezoni veror dihet se është shumë i ngarkuar me koncerte për këngëtarët edhe për një artiste si Dhurata, të tilla aktivitete kanë qenë të shumta. E te një nga më të fundit, një situatë shumë emocionuese i ka ndodhur bukuroshes, teksa një fanse ka kaluar të gjitha pengesat për ta takuar idhullin e saj në skenë. Teksa dashamirësja e Dhuratës u ndalua nga ‘bodyguard-i’ i këngëtares, ajo ka ndërhyrë dhe e ka lënë duke u përqafuar me vogëlushen në mes të koncertit.

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga publikimi i këngës së saj në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Elvana Gjata dhe titullohet ‘Gajde’ e deri më tani ka arritur më shumë se 23 milion klikime në platformën YouTube. E në kaq pak kohë Dhurata publikoi bashkëpunimin e dytë, por këtë herë me një këngëtar gjerman, i cili është Luciano.