Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell. Pak kohë më parë, këngëtarja ka lançuar këngën e saj më të re me titull “Sa m’ke mungu’, një këngë padyshim dashurie.
Disa orë më parë bukuroshja ka ripostuar në Instastory suksesin e një prej këngëve të saj që është bashkëpunimi me reperin e famshëm ndërkombëtarisht Soolking. ‘Zemër’ është padyshim një super hit që edhe pse ka tre vite nga publikimi sërish vazhdon të rritet me klikime, ku është afro plot 700 milion të tilla. E duket se këtij suksesi që ‘çmendi’ jo vetëm shqiptarët, Dhurata do të sjellë pjesën e dytë të ‘Zemër’.
Pjesa e dytë?
Ndërkohë është përfolur gjithashtu për një bashkëpunim mes Dhurata Dorës dhe Ledri Vulës. Gjithçka që dihet për këngën, sipas këtyre burimeve është se ata e kishin planifikuar me kohë këtë bashkëpunim, por planet janë shtyrë falë pandemisë. Ende nuk dihet një datë publikimi, zhanri apo titulli i duetit, megjithatë ne jemi në pritje për konfirmimin dhe detajet e vetë artistëve.
Nëse realizohet, ky do të jetë bashkëpunimi i parë mes dyshes, pasi ata nuk kanë realizuar projekte muzikore më para në karrierën e tyre. Ledri dhe Dhurata përpos miqësisë si artistë kanë edhe një lidhje tjetër mes tyre, pasi partnerja e reperit është shoqe e ngushtë me këngëtaren prej vitesh dhe atë shpesh e kemi parë edhe në festat familjare të çiftit. Dhurata gjithashtu poston shpesh foto me vajzën e tyre, Poem Blu duke treguar marrëdhënien tepër të afërt me ta.