Aktualitet

Dhunuan dhe sulmuan me thikë nipin e tyre! Babë e bir në pranga për plagosjen e 26-vjeçarit!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 42-vjeçar dhe një 21-vjeçar, babë e bir, janë arrestuar pas dyshimeve se kanë sulmuar dhe goditur me thikë nipin e tyre 26-vjeçar. Ngjarja dyshohet të ketë shpërthyer pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit, L. B. (42 vjeç) dhe M. B. (21 vjeç), janë përfshirë në dhunën ndaj J. J., 26 vjeç. Pas sulmit, i riu mori ndihmën mjekësore në spital dhe më pas u kthye në banesë. Ndërkohë, babë e bir janë vënë në pranga dhe po hetohen për veprat e tyre.

Policia ka nisur një hetim për të zbardhur të gjitha detajet e incidentit dhe për të përcaktuar arsyet që çuan në këtë përleshje brenda familjes.