Dhunoi bashkëshorten, blutë e Lezhës arrestuan një 37 vjeçar, banues në qytetin verior duke parandaluar përshkallëzimin e një rasti dhune në familje. Kapja e arrestimi në flagrancë u bë nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.
Në njoftimin zyrtar thuhet se nga kontrollet policore u konstatua se ai mbante dhe një armë zjarri pistoletë pa leje në banesë e që iu konfiskua bashkë me municion luftarak. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Njoftimi zyrtar policor:
Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë së Lezhës ka parandaluar përshkallëzimin e një rasti dhune në familje dhe ka çuar në arrestimin e një 37-vjeçari, i cili dhunoi bashkëshorten dhe mbante në banesë armë zjarri pa leje.
Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Policisë së Komisariatit Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, organizuan kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit M.G., banues në Lezhë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit.”