Tifozët e Gjeorgjisë nuk janë treguar aspak mikpritës para ndeshjes që do të luajnë sot me Shqipërinë. Kështu në tokën e tyre, mbrëmjen e djeshme, kanë sulmuar një tifoz të Shqipërisë. Për shkak të goditjeve të marra, tifozi ka përfunduar në spital.
Gjithë inati i tifozëve vendas sot është grumbulluar nga ndeshja e shtatorit në “Air Albania”. Gjeorgjianët kanë kritikuar atmosferën ku ndër të tjera një pjesë e tifozëve vërshëllyen himnin e Gjeorgjisë.
Ndeshja sot nis në orën 18:00. Në stadium e Tbilisit priten rreth 500 tifozë në mbështetje të Kombëtares shqiptare, që numëron tre pikë më pak në renditje se Gjeorgjia. Kujtojmë se sfida luhet në kuadër të Ligës së Kombeve.