Aktualitet

Dhunë dhe kërcënime për dy vite/ Arrestohet shqiptari në Itali, si rrihte të dashurën në sy të fëmijës!

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, nën akuzë për dhunimin e partneres së tij.

Mësohet se shqiptari është lënë në arrest shtëpie me një byzylyk elektronik, teksa i është ndaluar afrimi me viktimën.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, mes viteve 2022 dhe 2024, 20-vjeçarja i është nënshtruar dhunës fizike dhe verbale të ish partneri, rrahje, kanosje, fyerje dhe akte privimi. Sjellje e dhunshme, muajt e fundit, kishte vazhduar edhe në prani të djalit të saj tre muajsh.

Në fund të muajit prill, pas një ndërhyrjeje të policisë për një tjetër mosmarrëveshje familjare, gruaja ka denoncuar partnerin e saj. Kështu nisën hetimet dhe i riu u arrestua dhe më pas u la në arrest shtëpie.