Celebrities Live From Tirana

Dhuna psikologjike në “BBV” parë nga sytë e psikologes Lenida Halilaj!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio psikologia Lenida Halilaj për të folur rreth fenomenit “Big Brother Vip”. Si e sheh “BBV” në tërësinë e saj Lenida, a ka dhunë psikologjike?

Në thelb një dhunë psikologjike është dhuna që fokusohet te manipulimi i personit tjetër. Kemi edhe dhunën emocionale që fokusohet te emocionet e tjetrit në mënyrë që ta përdorësh në favorin tënd. Duke i marrë të dyja këto, sigurisht që aty ka por vjen gjithçka në sensin e lojës, sepse ajo fundja është një eksperiment. Është edhe një reality show, ata e dinë që kanë të bëjnë me mediat, me kamerën dhe me impaktin në shoqëri. Këtë vit janë më të stërvitur dhe e dinë që duke luajtur me emocionet e dikujt, pra të thuash një fjalë që ka impakt dhe mund të ngacmojë një bezdisje tek personi tjetër dhe kjo të vlen ty për strategjinë që ke ndërtuar. Të gjithë banorët aty brenda i përdorin këto elementë.

Cili nga banorët brenda shtëpisë më të famshme e përdor më së shumti dhunën psikologjike?

Këtu ka një gabim sepse ne si popull jemi pak të frustruar emocionalisht sepse personin që bullizon e shohim si superiorë. Një individ që është abuzues emocionalisht jo domosdoshmërisht ka një karakter që e bën dominues. Mund të ketë thjesht artikulim, volum të lartë të fjalëve, impostim të mirë të gjuhës së trupit dhe thjesht kaq, por kjo nuk e bën atë më dominant. Ne si shqiptarë e vlerësojmë një djalë që merr iniciativa, që insiston më tepër se sa duhet, por parimisht nuk është e shëndetshme në ndërtimin e marrëdhënies sepse nuk respektohen kufijtë e tu personalë por që në vendin tonë duartrokitet.