Dhuna e opozitës dje në Kuvendin e Shqipërisë, Ambasada Amerikane në Tiranë i bën thirrje të gjitha palëve politike që të angazhohen në dialog konstruktiv. “Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit e të qytetarisë”, thekson selia diplomatike e Uashingtonit në vendin tonë ndërsa shprehet “thellësisht e shqetësuar”. Ambasada vë në dukje se “të tilla akte dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik”.
Postimi i Ambasadës:
Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik.
Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike.
Më herët gjatë ditës reagoi edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato. Policia e Tiranës nisi hetimet për ligjvënësit që u bënë pjesë e dhunës e zjarrvënies në selinë e Parlamentit. Në SPAK u referuan materialet për 23 prej tyre. Flamur Noka për “Shkatërrimi të pronës me zjarr” e “Goditje për shkak të detyrës” ndërsa Gazment Bardhi e Bledjon Nallbati, respektivisht për “Goditje për shkak të detyrës” e “Shkatërrim prone me zjarr”. Në njoftimin zyrtar, 20 deputetë të tjerë akuzohen për “Shkatërrim prone”.
Tiranë – Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve:
– F. N., 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;
– G. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;
– B.N., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;
– Dh.Ç.(T)., 51 vjeçe,
– F. H., 56 vjeç,
– Xh.M., 57 vjeç,
– L.G., 52 vjeç,
– A.Gj., 50 vje
– I.Zh., 37 vjeçe,
– L.M., 47 vjeçe,
– D.S., 59 vjeç,
– L.B., 61 vjeç,
– L.H., 57 vjeç,
– A.D., 57 vjeç,
– E.B., 51 vjeç,
– E.Xh., 39 vjeçe,
– S.K., 40 vjeçe,
– S.K., 43 vjeç,
– E.S., 66 vjeç,
– K.M., 62 vjeç,
– V.D., 56 vjeç,
– M.K., 50 vjeçe;
– I.Ç., 60 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.