I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë avokati Spartak Ngjela. Ai ka folur më shumë lidhur me dhunën ndaj grave, nisur dhe nga deklarata e rëndë e ish-futbollistit Klodian Duro brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, deklaratë që solli dhe eliminimin e tij nga gara.
Nisur nga deklarata e Klodian Duros, si e sheh avokati këtë?
Është e rëndë. “Kur kam rrahur gruan, bëj gjithçka”, thotë ai. Ka një defekt, se vetë tregon që ka bërë një krim shumë të madh. E konsideron si akt amoral shumë të madh. Kjo është njëra anë e ekuacionit. Ana tjetër e ekuacionit, është krenaria. Por cila është e vërteta në Shqipëri? Gruaja ende dhunohet.
Nga çfarë shkaktohet dhuna? Cilat janë arsyet që të shtyjnë drejt kësaj?
E para është diferenca me potencën erotike. Ai e ndjen që gruaja është më e fuqishme seksualisht dhe bëhet xheloz. Është në literaturën e krimeve seksuale. Ana tjetër është xhelozia psikike tek burri. Ka një pëqindje të madhe që janë xhelozë tek gruaja. Mendojnë se sa më e madhe xhelozia aq më e madhe dashuria. Por në fakt Frojdi ka thënë që xhelozia është urrejtje. E ka pranuar edhe psikiatria modern këtë. Aspekti i tretë është kur ajo është e njohur në qytet, për bukurinë e saj. Një përqindje e vogël janë krenarë, këta janë të emancipuar, kurse një përqindje janë xhelozë. Bukuria e tremb burrin. Koncepti i të bukurës ka dalë nga bukuria e gruas. Po të mos kishte qenë bukuria e gruas, nuk do të dilte koncepti i të bukurës. Këtu ka lindur, pastaj është shpërndarë në bukurinë tek natyra, etj. Këtë nuk e them unë, por psikiatria moderne.