Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.
Ditën e sotme, Luizi ka marrë një dhuratë tepër speciale nga një ndjekëse e tij dhe bëhet fjalë për një bluzë, e cila mban të stampuar imazhin e babait të Luizit, i cili nuk jeton më. Në bluzën e stampuar që Luizi e ka veshur menjëherë shkruhet:
“Të shoh. Jam krenar për ty. Vazhdo kështu”
Luizi shihet tepër i emocionuar teksa mban të veshur bluzën e bardhë dhe ka shkruar:
Faleminderit për dhuratën e veçantë Elisa
Fansat vazhdojnë që t’i duan edhe tani që BB VIP ka mbaruar dhe herë pas here i surprizojnë ata në mënyra të ndryshme. Së fundmi, Luizi ka postuar një video në “Instastory” ku zbulon se çfarë ka bërë një admirues i tyre për ta. Është një tatuazh i gdhendur në krah dhe shkruhet: “Team Luki”.