Dhjetori i furishëm dyerve të gjykatave, si u mbyll viti 2023?!
Dy të vërtetat e një lajmi • 13:01 31/12/2023
Viti 2023 nisi kaos me parlament dhe për ironi me kaos po mbyllet. Ngjarjet e pazakonta në politikë, shoqëri e kulturë nuk munguan as këtë muaj të fundit të 2023-shit. Sali Berisha padyshim mbetet kryefjalë për shkak të hetimeve të SPAK për çështjen ‘Partizani’. Marrëveshja e emigrantëve me Italinë që po mbahet pezull nga Gjykata Kushtetuese është jo më pak e rëndësishme.
Edison Hallaçi
Dj Saix
Nga zjarri dhe dhuna në parlament, tek protesta maratonë e opozitës nëpër Tiranë, për të mbërritur tek arrestimi më i bujshëm në historinë e vendit, ai i ish-presidentit, ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-kryeministrit Meta. Nga përurimi madhështor i Xhamisë së Namasgjasë, tek zhgënjimi i Baba Mondit për takimin e munguar me Erdogan… Nga Hapja e Kapitullit të parë, tek vizita e Von Der Leyen… dhe të mendosh që tetori nuk ka përfunduar ende… Ervin Nikolla
Shtatori ka qënë një muaj plot zhurmë dhe zhvillime, nuk pati vetëm nxënës dhe studentë të emocionuar, por edhe deputetë, politikanë dhe klerikë të turbulluar. Këtë shtator i pamë dhe i dëgjuam të gjitha, por të gjithë biem dakord se zona më në trend në Tiranë, tashmë nuk është zona e bllokut, por zona e Spakut. Edhe gjykatat kanë patur trafik të rënduar, madje kanë prodhuar lajme të bujshme, çka nuk përben risi për specifikë pune, risia e lajmit këtë muaj ishte kryegjyshata.
Ervin Nikolla
Dj Saix
Sezoni turistik u mbyll, por ai politik sapo ka nisur. Gara për 2025 ka filluar t'i shqetësojë partitë politike dhe beteja ka filluar. Ndërkaq sezoni tursitik kishte shumë për të folur, të gjitha këto në "Një ngjarje dy të vërteta". Edi Hallaçi
Korriku ishte padyshim muaji i skandaleve përfshirë këtu atë të spitalit onkologjik dhe atë të mikrokredive. Një muaj ndoshta pushimi për të tjerët, por mjaft intensiv për SPAK i cili i ka patur dyert plot këtë periudhë. Drama e çmimeve të larta në sezonin turistik nuk mungon as këtë verë. Për këto dhe shumë të tjera ndiqni videon....
Edison Hallaçi
Dj Saix
Kampionati Europian i Futbollit ‘Gjermani 2024’ është padyshim ngjarja që shënoi muajin qershor, me pjesmarrjen e Shqipërisë dhe legjendën e flokëve të Hysaj. Një “bombë” tjetër për shqiptarët ishte edhe divorci Meta-Kryemadhi i cili bart mistere dhe dritëhije të mëdha. Tashmë edhe mospërputhjet politike janë një shkak goxha i fortë për ndarjen e një çifti. Këto dhe shumë të tjera në lajmet e muajit qershor! Edi Hallaçi
Maji nisi më patriotik se kurrë me turin e diasporës së Kryeministrit Edi Rama. Një “sebep” për t’u mbledhur diku e për të bërë shqiponjën e për t’u larguar nga realiteti SPAK qe nuk po kursen askënd. Basha dhe Meta njëri në krevat e tjetri mbi paralele vijojnë të qetë aktivitetin e tyre. Këto dhe shumë të tjera në ngjarjet e muajit maj! Edi Hallaçi
Prilli ishte muaji i rikthimit për çiftin Meta-Kryemadhi, të cilët janë në qendër të vëmendjes për deklaratat e tyre kundër SPAK, por edhe për vetë marrëdhënien mes tyre. Nga ana tjetër Kryeministri Rama e 'ka kapur' me mediat italiane të cilat sipas tij kanë baltosur Shqipërinë. Këto e shumë të tjera ju presin në përmbledhjen e këtij muaji.