Food & Drink Health & Beauty

Dhimbjet e barkut: Zgjidhje natyrale për lehtësim e tyre!

Dhimbjet e barkut janë ndër komplikacionet shëndetësore më të zakonshme që prekin shumë njerëz. Shpesh, një ftohje ose virozë e lehtë mund të sjellin dhimbje të padurueshme, veçanërisht gjatë natës, duke shkaktuar pagjumësi dhe lodhje.

Ndryshimet e temperaturës, si kalimi nga ambiente të ngrohta në të ftohta, përdorimi i kondicionerëve dhe djersitja mund të kontribuojnë në shfaqjen e këtyre dhimbjeve. Por ka disa zgjidhje natyrale që ndihmojnë në lehtësimin e tyre.

Uji me sodë

Një kurë e njohur është uji me sodë buke. Përdorimi i gjysmë luge çaji sodë në një gotë me ujë ndihmon në zbutjen e dhimbjeve të barkut. Megjithatë, kjo kurë nuk rekomandohet për ata që vuajnë nga tensioni i lartë.

Kompresa me ujë të ngrohtë

Vendosja e një komprese me ujë të ngrohtë në zonën e barkut ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve dhe është efektive gjithashtu për dhimbjet e stomakut.

Pureja e mollës

Konsumimi i mollëve, veçanërisht në formën e puresë, ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të barkut. Zjeni disa mollë për 10 minuta dhe pastaj kaloni në mikser.

Banania, xhenxhefili dhe kanella

Banania është e njohur për lehtësimin e dhimbjeve, por duhet shmangur kur konsumohet stomak bosh. Një çaj me kanellë ose xhenxhefil gjithashtu ofron lehtësim të shpejtë: përgatisni çajin duke zierë 2 lugë kanellë ose feta xhenxhefili në ujë për 10 minuta.

Kamomili

Një nga zgjidhjet më efektive për dhimbjet e barkut është çaji me kamomil. Ziejini dy lugë me lule kamomili për 10 minuta dhe pijeni për të qetësuar dhimbjet.

Këto metoda natyrale ofrojnë lehtësim për ata që vuajnë nga dhimbjet e barkut dhe janë një alternativë e shkëlqyer për trajtime më invasive.