Menjeherë pas adresimit të besimtarëve në Sheshin Shën Pjetër të Vatikanit, Papa Françesku është shtruar me urgjencë në spitalin “Gemelli” në Romë. Burime thonë se është programuar një operacion pasi Ati i Shenjtë nuk është ndjerë mirë.
Operacioni është planifikuar për në pjesën gastro-intestinale të barkut te zorra e trashë. Ky lajm i dhënë nga mediat italiane është konfirmuar edhe nga zyra e shtypit e Vatikanit.
“Papa Françesku do të operohet këtë mbrëmje nga profesori Sergio Alfieri. Në fund të ndërhyrjes, do të lëshohet një buletin i ri mjekësor”, njoftoi drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni.
Papa arriti në Poliklinikë pak pas orës 17:00. Pas kësaj, një mesazh ka ardhur menjëherë për Papën nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella.
“Mendimi i dashur i të gjithë italianëve shoqëron Shenjtërinë tuaj në këto orë, së bashku me urimet më të përzemërta për një rimëkëmbje dhe shërim të shpejtë”, thuhet në mesazhin e Presidentit italian.