Celebrities Gossip Showbiz

“Dhëmbë për dhëmbë” me njëri-tjetrin, është rradha e Gerard Pique të hakmerret ndaj Shakira-s!

Gjithçka tregon për një betejë ligjore mes këngëtares kolumbiane Shakira dhe futbollistit spanjoll Gerard Pique sepse, megjithëse ata nuk ishin martuar kurrë, ka shumë të ngjarë që mosmarrëveshjet e tyre në zgjedhjen e asaj që është më e mira për dy fëmijët, do t’i detyrojnë ata të shkojnë përpara një gjykate të vendosin për të drejtat dhe detyrimet ndërmjet tyre.

Milan dhe Sasha, të vegjlit e lindur nga Shakira dhe Gerard Pique, tashmë janë me pushime nga shkolla, ndaj, sipas Laura Fa, gazetares së ‘Television Espanola’ dëshira e nënës së tyre është që t’i çojë në Miami, Florida, për të shijuar plazhin për dy muaj. Megjithatë, lojtari i klubit të Barcelonës e ka bërë të ditur refuzimin e tij për t’i lënë fëmijët të largohen nga Spanja.

Me sa duket, fakti që Shakira ndihet vetëm e ka çuar atë në vendosmërinë për t’u larguar përkohësisht nga vendi, por për ta bërë këtë së bashku me fëmijët e saj është e nevojshme që Pique të nënshkruajë një dokument që i jep leje. Në këtë kuptim, refuzimi i futbollistit bazohet në faktin se kaq shumë kohë larg gjyshërve të tyre dhe babait nuk do të ishte mirë për fëmijët.

Pas ndarjes nga Pique, Shakira është përballur me një situatë të pakëndshme. Një fans i ka dërguar një mesazh jashtë shtëpisë këngëtares kolumbiane, e cila është frikësuar dhe ka njoftuar policinë. Shakira ka parë një shkrim në trotuarin përballë pronës së saj ku shkruhej:

Të dua, je e bukur. Po vij për ty, dashuria ime. Unë jam gati të martohem me ty që tani dhe të të mbështes.

Rikujtojmë, se së fundmi Gerard Pique ka qenë në Stockholm për arsye pune dhe më vonë ka shkuar në një festë me VIP-a. Pas festës ka ndodhur edhe një incident me futbollistin dhe një fans. Sipas Katrin Zytomierska, blogere e njohur në Suedi, mbrojtësi i Barcelonës refuzoi të përshëndeste djalin e saj të dashuruar pas futbollit. Në formë hakmarrjeje blogerja postoi një foto të futbollistit krah një vajze bionde.