Celebrities Showbiz

Dhe në fund ata qëndrojnë bashkë…

Orë më parë i gjithë rrjeti u pushtua nga lajmi se Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë ndarë dhe për një moment u duk se bota u ndal. Një nga çiftet tanë të preferuar të showbiz-it nuk ishin më bashkë duke anulluar martesën e tyre që parashikohej të ishte madhështore. Sot kudo flitej për tradhëtinë e sportistit amerikan dhe shpresat për një fund të lumtur u shuan!

Por, në fund të tunelit ka ende dritë! Dyshja e famshme pak orë më parë kanë konfirmuar se janë bashkë, ndarja nuk është përfundmtare dhe ata po mundohen të zgjidhin problemet e tyre në privatësi. Përfaqësues të J-Lo dhe A-Rod dhanë një deklaratë për CNN se ata nuk i kanë thënë njëri-tjetrit lamtumirë.

Megjithëse gjenden në një periudhë delikate në marrëdhënien e tyre, po luftojnë fort për ta mbajtur dashurinë e tyre gjallë dhe ne urojmë që t’ja dalin.

Muaj më parë u përfol se Alex kishte tradhëtuar Jennifer me Madison LeCroy, pjesë e një reality-show. Mirëpo Madison më vonë i hodhi poshtë këto aludime, duke u shprehur se ajo dhe Alex kanë komunikuar vetëm përmes celularit dhe se nuk ka pasur kurrë kontakt fizik mes tyre.

Kujtojmë se diva e muzikës dhe filmit dhe lojtari i Yankees janë bashkë që prej vitit 2017-të e që prej asaj kohe kanë qenë të pandarë!