Grupi i famshëm muzikor BTS do t’i bashkohet ushtrisë së Koresë së Jugut për shërbimin kombëtar. Konfirmimi i jep fund debatit disavjeçar nëse yjet e K-pop mund të përjashtohen nga detyrat ushtarake. Në Korenë e Jugut, të gjithë burrat e aftë për punë të moshës 18-28 vjeç duhet të shërbejnë rreth dy vjet. 7 anëtarët e BTS ishin lejuar ta shtynin fillimin e shërbimit të tyre ushtarak derisa të mbushnin 30 vjeç.
Më i madhi, Jin, aktualisht është 29 vjeç. Ai do të fillojë përgatitjet muajin e ardhshëm. Të 7 anëtarët e grupit, më i riu prej të cilëve është 24-vjeç planifikojnë gjithashtu të vazhdojnë me shërbimin e tyre. Koreja e Jugut ruan shërbimin e detyrueshëm ushtarak kryesisht për shkak se vendi është ende teknikisht në luftë me fqinjin e armatosur bërthamor, Korenë e Veriut.
Rikujtojmë, se Kim Nam-joon, udhëheqësi i grupit k-pop BTS, është një nga më të njohurit sot në botë. RM, 27 vjeç, është balerin, kompozitor dhe producent muzikor dhe drejtues i BTS, grup me të cilin ka krijuar hite të mëdha, por edhe për artistë të tjerë si TXT, Fall Out Boy, Lil Nas X, ndër të tjera. Ai ka lindur në Seul të Koresë, më 12 shtator 1994. Është student i inxhinierisë dhe adhurues i mësimit të gjuhëve, veçanërisht anglishtes, të cilën e zotëron në mënyrë perfekte. Madje, ai është shprehur se mësimin e ka perfeksionuar duke parë serialin e njohur “Friends”.