Ndërsa Hemisfera Veriore zhytet nën një valë të nxehti rekord të verës, shumë më në jug, në thellësi të dimrit, një tjetër rekord i tmerrshëm klimatik po thyhet. Akulli i detit Antarktik ka rënë në nivele të ulëta të paprecedentë për këtë periudhë të vitit.
Çdo vit, akulli i detit Antarktik tkurret në nivelet më të ulëta në fund të shkurtit, gjatë verës së kontinentit. Më pas, akulli i detit ngrihet përsëri gjatë dimrit. Por këtë vit shkencëtarët kanë vërejtur diçka ndryshe. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e të Dhënave për Borën dhe Akullin (NSIDC), thuhet:
Akulli i detit nuk është kthyer në nivelet e pritura. Në fakt është në nivelet më të ulëta për këtë periudhë të vitit që nga fillimi i regjistrimeve 45 vjet më parë. Akulli është rreth 1.6 milionë kilometra katrorë (0.6 milionë milje katrorë) nën rekordin e mëparshëm të dimrit të vendosur në vitin 2022.
Në mesin e korrikut, akulli i detit të Antarktidës ishte 2.6 milion kilometra katrorë (1 milion milje katrore) nën mesataren e viteve 1981-2010. Kjo është një zonë pothuajse aq e madhe sa Argjentina ose zonat e kombinuara të Teksasit, Kalifornisë, New Mexico, Arizona, Nevada, Utah dhe Kolorado.
Fenomeni është përshkruar nga disa shkencëtarë si i jashtëzakonshëm – diçka që është kaq e rrallë, sa gjasat janë që të ndodhë vetëm një herë në miliona vjet. Por Ted Scambos, një akullnajalog në Universitetin e Kolorados Boulder, tha se të folurit në këto terma mund të mos jetë aq i dobishëm. Ai është shprehur për CNN:
Loja ka ndryshuar. Nuk ka kuptim të flasim për gjasat që të ndodhë siç ka qenë sistemi dikur, po na tregon qartë se sistemi ka ndryshuar.