Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj më të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë e tregojnë klikimet e shumta që këngëtarja merr në projektet e saj muzikore. Padyshim që ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, si dhe ndër më të talentuarat.
Elvana vazhdon që të jetë mjaft aktive në muzikë ku herë pas here vjen me projekte të reja, bashkëpunime apo solo. E më i fundit që u publikua ditën e djeshme ishte pikërisht një duet me mikeshën e saj, Dhurata Dorën. Projekti i tyre titullohet “Rrotullo” dhe pati goxha bujë që në momentet e para të publikimit.
Megjithatë, ka një detaj që mbase shumë prej publikut nuk e kanë vënë re. Duket se surpriza më e madhe ishte e fshehur brenda videoklipit, ku Elvana ka zbuluar se po planifikon diçka të madhe. Më 22 qershor Elvana do të vijë me performancë live në Air Albania Stadium. Momentalisht në llogarinë e saj në Instagram, artistja ka fshirë të gjitha postimet e mëparshme dhe tani ka vetëm disa video të këngës së re.
View this post on Instagram