Dyshja e njohur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, një muaj pasi u martuan në Las Vegas, po bëhen gati për martesën treditore. Çifti do të festojë këtë fundjavë dhe pritet të jetë një dasmë madhështore. “Do të jetë gjithçka për J.Lo. Ben dëshiron që i gjithë fokusi të jetë tek ajo për ditën e tyre të madhe”, thotë një burim ekskluzivisht për Page Six. Festimi i tyre intim me familjen dhe miqtë do të nisë me një darkë të premten. Ndërkohë ceremonia e vërtetë do të zhvillohet të shtunën dhe çifti do të mbyllë fundjavën e tyre me një barbeque dhe piknik të dielën.
53 vjeçarja pritet të veshë një fustan të Ralph Lauren të prodhuar në Itali dhe revista ‘Vogue’ pritet të dokumentojë udhëtimin e saj të modës për fundjavën. Pas të gjitha detajeve për festën e tyre luksoze qëndron Colin Cowie, i cili ka prodhuar ngjarje për Oprah Winfrey, Michael Jordan dhe madje edhe për Lopez në të kaluarën. Burimet thonë se disa nga yjet në listën e të ftuarve janë, Matt Damon, Jimmy Kimmel, Casey Affleck dhe Drea de Matteo. Kujtojmë që dasma do të zhvillohet në rezidencën e Affleck në Riceboro, Georgia.
Ndërkaq, rikujtojmë se aktorit dhe regjisorit të njohur Ben Affleck duket se i kanë ardhur në majë të hundës paparacët. Ai ka pasur probleme me numrin e paparacëve që i ndiqnin në muajin e mjaltit me J.Lo-në, thotë një burim për Page Six.
Ben ishte paksa i acaruar në Paris. Ky ishte një nivel krejtësisht i ri, një nivel pothuajse Princesha-Diana.
Edhe gjatë lidhjes së tyre të parë në vitin 2002, Ben dhe J.Lo u përballën me një vëmendje të paparë mediatike. Madje atyre iu desh ta shtynin martesën e tyre të parë të planifikuar në vitin 2003. Së fundmi, disa thashetheme kanë dalë në dritë, ku pretendohet se këngëtarja me famë botërore ka “detyruar” aktorin që të martoheshin sa më shpejt të ishte e undur. Disa burime pranë këngëtares janë shprehur se Lopez e ka shtyrë Affleck që të martoheshin më herët pasi ishte e shqetësuar se aktori do të “ftohej” dhe do të ndryshonte mendje në momentin e fundit.