Duket se takimi i sindikatës së skenaristëve të Hollivudit me drejtorët ekzekutivë të kompanive kryesore dhe shërbimeve të transmetimit nuk ka shkuar aspak mirë. Pas paraqitjes së fundit ballë për ballë, Aleanca e Producentëve të Filmit dhe Televizionit (AMPTP) ka publikuar detajet e ofertës së kontratës të paraqitur në Writers Guild Association. WGA u përgjigj propozimit i cili, sipas mendimit të sindikalistëve, paraqet kufizime, zbrazëtira dhe lëshime që nuk mbrojnë mjaftueshëm autorët e filmave dhe televizioneve nga kërcënimet ekzistenciale që çuan në grevë katër muaj më parë.
Studiot e filmit hollivudian kanë bërë publike marrëveshjen e propozuar për ndalimin e grevës së shkrimtarëve, e cila ka ndaluar prodhimet filmike për 113 ditë. Përpjekja synon të anashkalojë negociatat zyrtare të sindikatës, e cila punëson mbi 11,000 shkrimtarë dhe skenaristë. Zgjidhja e propozuar nga Aleanca e Prodhuesve të Filmit dhe Televizionit, duke negociuar në emër të studiove, kërkon rritje më të madhe të pagave në më shumë se tre dekada që ishte një gjë kryesore në pikat e mosmarrëveshjes.
U ofruan mbrojtje në lidhje me përdorimin e inteligjencës artificiale, transparencën e të dhënave për shikuesit e transmetimit dhe trajnimin e shkrimtarëve për t’u bërë prezantues. Skenaristët kanë qenë në grevë që nga maji dhe aktorët u bashkuan në mes të korrikut. Rregullat e grevës i pengojnë yjet të promovojnë punën e tyre në çfarëdo mënyre. Prandaj, tapetet e kuq të premierave dhe festivaleve, intervistave, paraqitjeve televizive dhe çmimeve janë të ndaluara. Këtë vit, marrëveshja duket e largët, duke qenë se në më shumë se tre muaj, prodhues dhe protestues janë takuar vetëm një herë.