Celebrities Gossip Showbiz

Detaje të reja në lidhje me filmin “Jurassic World 4”!

Scarlett Johansson është përzgjedhur për të udhëhequr kastin e “Jurassic World 4”, duke marrë përsipër Chris Pratt, i cili drejtoi tre filmat e mëparshëm. Ylli i “MCU” është takuar tashmë me regjisorin Gareth Edwards dhe producentin e “Jurassic Park”, Frank Marshall.

Megjithatë, nuk është thënë nëse Johansson e pranoi ofertën e Universal Pictures. Ndërsa detajet për pjesën e ardhshme të “Jurassic World” janë aktualisht në përfundim, filmi thuhet se titullohet “Jurassic City”. David Koepp, skenaristi origjinal i “Jurassic Park”, është duke shkruar skenarin.

Steven Spielberg ka nënshkruar si producent ekzekutiv së bashku me Marshall. “Jurassic World”, “Jurassic World: Fallen Kingdom” dhe “Jurassic World: Dominion” fituan secila mbi një miliard dollarë në arkat globale. “Jurassic World 4” do të shfaqet në kinematë në mbarë botën më 2 korrik 2025.

Ndërkaq, rikujtojmë se së fundmi me inteligjencë artificiale u klonua edhe aktorja hollivudiane Scarlett Johansson. Por, aktorja nuk e ka lënë me kaq. Ajo i është drejtuar gjyqësorit kundër një aplikacioni, i cili, pa dijeninë e saj përdori emrin e saj dhe ngjashmëri fizike për qëllime promovuese. Spoti prej 22 sekondash krijoi konfuzion te shikuesit. Pas denoncimit, reklama u tërhoq nga qarkullimi.

Përveç se një nga aktoret më të suksesshme të viteve të fundit, Scarlett Johansson është gjithashtu një nga yjet e Hollywood-it që investon më së shumti për mirëqenien e saj mendore. Ylli i “The Avengers”, “Black widow”, “Marriage story” etj, është shprehur gjithmonë se për të një mendje e shëndoshë nis nga një trup i shëndetshëm dhe për këtë arsye punon shumë për fizikun e saj.

Johansson, ka zbuluar së fundmi sekretin e saj për një martesë të gjatë dhe të lumtur. Aktorja e njohur ka kaluar më parë në dy divorce. Ajo ishte në një marrëdhënie me aktorin Ryan Reynolds nga viti 2008 deri në 2011 dhe pas tre vitesh “pauze martese” u martua sërish me gazetarin francez Romain Dauriac në vitin 2014. Dhe pas tre vjetësh me të, ashtu si me Reynolds, ajo kuptoi që nuk ishte kjo marrëdhënia që ajo kërkonte, pas së cilës pasoi një divorc tjetër.