Karriera e aktorit Will Smith ende po ndjen pasojat nga incidenti famëkeq në Oscar. “Emancipation”, filmi i fundit i Smith nuk ka përfunduar ashtu siç ai shpresonte. Sipas një raporti nga “Radar Online”, Will është i lënduar dhe i zemëruar që “Emancipation” u shpërfill nga “Golden Globes 2023”. Filmi ka patur të ardhura shumë modeste. Drama e skllavërisë e cila kushtoi 120 milionë dollarë, ka fituar deri më tani vetëm 3 mijë dollarë.
Will Smith shpresonte se filmi do ta lehtësonte rikthimin e tij pas shuplakës në Oscars. 54-vjeçari kishte shpresa se imazhi i tij ishte përmirësuar që nga ajo kohë. Aktori është gjithashtu i trishtuar që Tom Cruise i shmanget, i cili nuk ka asnjë interes të ketë fare marrëdhënie me të, në baza profesionale apo personale. Sipas burimit:
Will i është afruar Tomit disa herë, duke u përpjekur të rilidhet dhe të shohë nëse ata mund të mendojnë për disa projekte së bashku. Një film solid me Tomin do të garantonte rikthimin e Will-it, ose kështu mendon ai. Will ka ofruar madje të fluturojë për në Londër nëse kjo është më e përshtatshme, por Tom nuk reagon dhe as nuk i shkruan atij.
Rikujtojmë, se shuplaka famëkeqe e Smith në Oscar kundrejt komedianit Chris Rock është shpallur si videoja më e preferuar e vitit në YouTube në Mbretërinë e Bashkuar. Klipi ka mbledhur mbi 103 milionë shikime. Ai tregon versionin e pacensuruar të momentit kur aktori i Hollivudit hyri në skenë dhe goditi komedianin pasi bëri një shaka për bashkëshorten e tij, jada. Videoja u bë shpejt virale dhe bëri bujë në gjithë botën.