Bota

Dështimi i misrit e të mbjellave në Rumani, i atribuohet thatësirës e klimës!

Duke shtypur një plis të thatë dheu në dorë, Iulia Blagu mundohet të ilustrojë pasojat një prej viteve më të thata së fundmi në Rumani. Ajo thotë se shkatërrimi që kanë pësuar fushat e misrit e ka detyruar të marrë hua për të paguar punonjësit.

Fermerja ecën mes fushës së mbjellë të misrit në Urziceni në juglindje të vendit, të cilën e ka marrë nga i ati një dekadë më parë, por shton se dështimet e pesë viteve të fundit nuk i kishte llogaritur kurrë. 39-vjeçarja për rrjetin AFP, duke shtuar se kjo ishte hera e parë që duhet të merrte para borxh për të paguar punonjësit, u shpreh:

Bujqësia rumune po vdes, nuk dimë si ta ndalojmë këtë.

Edhe në Hungarinë fqinje vendi është në alarm prej dështimit të kulturave bujqësore, çka autoritetet ia atribuojnë temperaturave, shkruan rrjeti AFP. Qeveria në Rumani u ka premtuar kompensim fermerëve për miliona hektarë të mbjella që janë dëmtuar, edhe pse çështja është se si do të kompensohet ushqimi i munduar, që do të sjellë rritje të mëtejshme të çmimeve dhe inflacion.

Blagu shton se megjithëse misri ishte më parë kultura më e leverdishme në rajon, tani ajo nuk do ta mbjellë më prej dështimit të prodhimit. Fermerja tradicionale thotë se do të tentojë drithëra më rezistente që vijnë nga Afrika, ose perime e luledielli, për t’i rezistuar thatësirës që vijon.