Bota Gossip

Dëshmitarja që ishte pjesë e festave të Diddy bën rrëfimin skandaloz: “Kishte fëmijë të veshur si Barbie, shumë seksi…”

Një muzikante e re, Tanea Wallace, tregoi në një dokumentar të ri të TMZ se pa të mitur, të cilët i përshkruan si “persona të vegjël”, në një festë të mbajtur nga Sean Combs i njohur si P. Diddy në vitin 2018. Gjatë intervistës ajo shprehet se:

Unë ktheva kokën në të djathtë dhe në një cep pashë sikur… dhe thashë me veten a janë këta xhuxhë? Ishin njerëz të vegjël. Nuk dua të them shumë. Përdorni logjikën e zakonshme. Ishin veshur si ‘Harajuku Barbie’, me buzë të kuqe, duken shumë seksi, të zbuluara dhe të lezetshme. Mbeta pa fjalë!

Harajuku është një distrikt në Shibuya, Tokio, i njohur për modën rinore dhe kulturën japoneze. Termi “Harajuku Barbie” është i lidhur me reperen Nicki Minaj, që e përshkroi këtë stil si një përzierje mes kulturës së lirë të Harajuku-së dhe një Barbie seksi.

Avokatët e Diddy-t e kanë hedhur poshtë pretendimin e Wallace si “kategorikisht të pavërtetë”, duke i quajtur akuzat ndaj tij si “inskenim të pastër”, shkruan DailyMail. Kur e pyetën për rolin e fëmijëve në atë festë, Wallace tha se “po admiroheshin” dhe “po fshiheshin”. Ajo shtoi:

Isha e habitur, sepse ishte një festë për të rritur.

Wallace përshkroi gjithashtu skena ku disa nga të ftuarit po kryenin marrëdhënie seksuale, shumë prej tyre të dehur ose të droguar, ndërsa festa zgjati deri në orën 7 të mëngjesit.  Pretendimet e Wallace janë transmetuar në dokumentarin e titulluar “TMZ Presents The Downfall of Diddy: Inside the Freak Offs”, në platformën Tubi. Avokatët e Combs kanë kundërshtuar akuzat e Wallace, duke thënë:

Zonja Tanea Wallace nuk ka besueshmëri dhe pretendimet e saj për ‘festat ekstreme’ dhe të miturit janë plotësisht të pavërteta. Sean Combs nuk mund të përgjigjet ndaj çdo akuze për publicitet, edhe ndaj atyre që janë dukshëm të pabaza. Ai është plotësisht i sigurt në faktet dhe në integritetin e procesit gjyqësor. E vërteta do të triumfojë në gjykatë, akuzat kundër tij janë inskenim i pastër.

Një ish-modele e revistës “Playboy” gjithashtu ka treguar në një podcast të DailyMail se takoi Diddy-n në një klub në Tokio, ku u ftua të merrte pjesë në një “festë ekstreme”. Rachel Kennedy tregoi se takoi reperin në një klub të quajtur ‘Seventh Heaven’, ku ajo punonte si balerinë dhe se më pas u ftua në një festë që doli të ishte shumë më intime se sa e priste.

Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, këmbëngul se është akuzuar padrejtësisht. Reperi 55-vjeçar pretendon se, edhe pse festat ekstreme janë të diskutueshme, të gjitha kanë qenë me pëlqim të të gjithë pjesëmarrësve. Megjithatë, dhjetëra gra kanë deklaruar të kundërtën. Ai është gjithashtu i akuzuar nga dëshmitarë të jurisë për abuzim të yjeve të rinj, por këto pretendime nuk janë vërtetuar.