Aktualitet Politikë

Dëshmia në Komisionin Hetimor Parlamentar, biznesmeni Rrapaj: Kam që në 7 të mëngjesit me një gotë ujë…

Biznesmeni Ilir Rrapaj vijon të dëshmojë para komisionit parlamentar hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi.

Ai dëshmon para anëtarëve të këtij komisioni prej orës 09:30, kur u soll nën forca të shumta sigurie nga ambientet e burgut në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Ndërsa deputetja e PD Ina Zhupa vijonte me pyetjet duke i thënë se nuk e kupton se përse ai do duhej të merrte 180 milionë lekë nga koncesioni i sterilizimit.

Ai këmbëngulte që i ishte përgjigjur një herë dhe se nuk kishte një argument tjetër, duke shprehur po ashtu shqetësim se prej orës 07:00 të mëngjesit ishte vetëm me një gotë ujë.

Zhupa: Ku është ekonomizimi këtu dhe arsyeja pse duhej të kishit marrë 180 mln?

Rrapaj: E dhashë më lartë përgjigjen, nuk gjej dot një alternativë tjetër, edhe pse po shtrëngohem në këtë orë të vonë të pasdites, kam që në 7 të mëngjesit që kam pirë vetëm një gotë ujë!

Më herët, biznesmeni Ilir Rrapaj u pyet edhe për njohjen me Klodian Rrjepaj.

Vokshi: E njihni Klodian Rrjepajn?

Rrapaj: Kam patur dijeni se kush ka qenë.

Vokshi: Ishit apo nuk ishit miq.

Rrapaj Fjala mik ka një përkufizim të veçantë në kontekstin dhe konturet e shqiptarizmit, të jesh mik është diçka e rrallë ndërkohë që kam bindjen është termi më i abuzuar me dashje apo pa dashje, s kam pasur mundësi dhe asnjë lloj njohje.

Avokati: Kanë pasur njohje se kanë qenë në të njëjtin vit akademik, por s’kanë qenë as shokë as miq.

Rrapaj: Vinim nga shkolla të ndryshme, vijmë nga vite të ndryshme, e kam takuar pas 20 vitesh.

Vokshi: Kur e keni takuar për herë të parë?

Rrapaj: Nga afër në një aktivitet të organizuar nga qeveria shqiptare viti 2013, 2014

Vokshi: Për çfarë keni folur? Keni folur për koncesionin e sterilizimit?

Rrapaj: I kam bërë komplimente. Absolutisht jo. U vura në dijeni përmes njërit prej ortakëve që që donin të tentonin të merrnin pjesë në garë.

Vokshi: Nuk njiheshit, por përdornit terma, ato e mailet fratelo, fra, shkuat deri tek konfidenca, janë pas këtij takimi që bëtë rastësisht tek aktiviteti ‘thuaj po shqipërisë’.

Rrapaj: Më lejoni t’ju kujtoi se jam me origjinë nga Vlora dhe definicioni, shkurtimi i termit vëlla mund të marrë tonalitete që nga kërcënimi më i rëndë dhe likuidim rutinë i pararendjes së një konteksti që vijoi biseda.

Vokshi: E njihnit Ilir Beqajn?

Rrapaj: Kam njohjen kush ishte si personazh publik. Nuk kemi pasur miqësi.

Vokshi: Nuk e keni ndihmuar ministrin të kurohej në një nga spitalet e Italisë?

Rrapaj: Jo s’kam qenë, më vjen keq që s’kam qenë. Nuk kam lidhje

Vokshi: Keni dijeni për një shtëpi që ka blerë Beqaj në Itali?

Rrapaj: Çfarë dijenie duhet të kem? S’kam.

Rrapaj: Mes një grupi personazh më zgjodhën në rajonin e Umbrias.

Vokshi: Pse s’ndodheni në takimet e ministrit?

Rrapaj: Jam përfaqësues i Konfin Italias, i deleguar në këto lloj eventesh.

Vokshi: Morët 40% me një kompani 1 mijë euro me një punonjës. Ku i gjetët fondet që bëtë pagesën, 40%? ku e gjetët kontributin tuaj të 6 milionshit? Se Beqja tha s’i kemi 1.2 milardë për të investuar dhe privati tha po futem me 6 milionë. hajt Investital 1 mijë euro, një punonjës pa eksperiencë, po këtë që e keni të shkruar 2.39 milionë ku e gjetët? a marrë edhe kredi në bankë kompania veç investimit, në raportin që na ka dërguar, e kemi si prova, sa është kredia që keni marrë në bankë.  Ose keni mashtruar qeverinë, ose po mashtroni këtu.

Ai është paraqitur me pranga në duar, i rrethuar nga police. Rrapaj është i akuzuar për çështjen e Sterilizimit së bashku me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zëvendës/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe 6 të tjerë.

Ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i koncesionit Ilir Rrapaj janë në  pranga që prej gushtit të vitit të kaluar.

Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të komisionit të koncesionit të sterilizimit.

Kujtojmë se ish-zëvendës/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj ka dëshmuar në komision më 20 shtator.

Top Channel