Health & Beauty

Dëshironi të jeni fotozhenike?! Sekreti qëndron tek gjuha juaj…

A keni menduar ndonjëherë se gjuha mund t’ju ndihmojë të dukeni më mire në foto?! Tingëllon çuditshëm, por jo, është e vërtetë.

Ekziston një taktikë, e cila ndihmon që fotot tuaja të duken edhe më të bukura, ndërsa pozoni. Pozimi për një foto ndonjëherë mund të duket i vështirë, ju mundoheni të gjeni pozicionet e duhura, të buzëqeshni, por prap nuk merrni rezultatet që keni parashikuar. Tashmë zgjidhja e vetme ndodhet këtu, i gjithë sekreti qëndron tek gjuha juaj.

Pra ekziston një mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë për të realizuar foton perfekte.

Nëse vendosni gjuhën lart në qiellzë, pas dhëmbëve, gjatë momentit që bëni fotografi ju do të merrni foton që keni ëndërruar. Gjithashtu ky qëndrim, bën që ju të dukeni me një fytyrë më të hollë dhe më të rregullt.

Madje ju dhuron edhe një pamje më rinore.