E keni parasysh që para një ngjarje apo një eventi të madh dëshirojmë që të ndryshojmë diçka nga paraqitja jonë? Epo, edhe të famshmit nuk janë dhe aq ndryshe nga ne. Këtë e vërtetoi së fundmi dhe aktorja e njohur Halle Berry.
Berry po feston herët ditëlindjen me një pamje të re. Aktorja e “John Wick” po hyn në vitin e saj të 56-të me një ngjyrë të re dhe të gjallë flokësh, duke treguar një nuancë të freskët vjollce në disa postime në llogarinë e saj në. Fituesja e Oscars kishte një stil kaçurrelë asimetrik, të rruar nga njëra anë dhe e lyer me ngjyrë vjollcë të errët. Në mbishkrimin e fotos, ajo shkroi:
E di që dukem sikur nuk po bëj asgjë, por flokët i kam mjaft të zënë.
Reagimet nga fansat përfshinin komente të shumta pozitive. Ylli i “Bruised” ka ndryshuar shpesh modelet e flokëve gjatë viteve, më së fundi duke treguar një prerje ‘pixie’ që të kujton personazhin e saj në filmin “X-Men”, Storm.
Aktorja e njohur amerikane Halle Berry, arrin një marrëveshje të re të përgjithshme me Netflix pasi debutimi i saj regjisorial në filmin “Bruised” cilësohet si filmi numër 1 në SHBA dhe numër 2 globalisht në shërbimin e transmetimit. Berry dhe regjisori 55-vjeçar nënshkruan për një partneritet të ri për të luajtur dhe prodhuar filma të rinj për shërbimin e transmetimit, sipas “Deadline”. Nuk ka ende asnjë tregues se cili mund të jetë projekti i parë pas “Bruised” i Berry-t me shërbimin e transmetimit.