Princ William ka shprehur dëshirat e tij për vitin 2025. Ai është lutur të ketë shëndet të plotë bashkëshorten, Kate Middleton e cila kaloi një vit të vështirë në përballje me kancerin. Shtatorin e këtij viti, princesha e Uellsit përfundoi kimioterapinë, pas gjashtë muaj trajtime. Tashmë gjendja e saj shëndetësore paraqitet e stabilizuar, por kjo nuk do të thotë se risku i një rikthimi nuk ekziston. Katte Middleton i është rikthyer jetës publike tashmë, pranë William dhe mbretit Charles në Festivalin e Përkujtimit në Royal Albert Hall.
Princi William ndërkaq ka thënë se viti që po lëmë pas ka qenë “brutal” për të, pasi Mbreti Charless III dhe Kate Middleton u diagnostikuan me kancer. Në një intervistë së fundmi Princi i Uellsit, u pyet si ka qenë ky vit për të. “Sinqerisht? Ka qenë i tmerrshëm. Ka qenë ndoshta viti më i vështirë në jetën time. Kështu që, përpjekja për të kaluar gjithçka tjetër dhe për të mbajtur gjithçka në rrugën e duhur ka qenë vërtet e vështirë. Jam shumë krenar me gruan time. Jam krenar me babanë tim, për mënyrën se si i kanë menaxhuar situatat. Por nga eksperienca ime personale, ka qenë një vit brutal”-tha ai.
Ndërkaq, një hetim i ri nga The Sunday Times dhe programi investigativ Dispatches ka vënë në qendër të vëmendjes se si Mbreti Charles dhe Princi Uilliam po fitojnë miliona paund nga prona publike, nga spitalet te transporti, me ndikime të mëdha dhe të vogla pa polemika. Hetimi sugjeron se monarku dhe i djali i tij i madh, nëpërmjet Dukatit të Lancaster-it dhe atij të Cornwall-it, fitojnë çdo vit dhjetëra miliona paund nga qiratë dhe shërbimet në tokë dhe ndërtesa të destinuara për spitale, shkolla, burgje dhe madje edhe projekte bamirësie.