Lutja e një 8-vjeçareje drejtuar Babagjyshit për të përdorur magjinë e tij për ta ndihmuar atë të gjejë më shumë miq dhe të mos bullizohet në shkollë ka prekur shumë njerëz. Vajza e vogël e shkroi këtë kërkesë në fund të letrës së saj drejtuar Babagjyshit, e cila përfshinte gjithashtu lodra.
Nëna e saj, Suzy Boliver tha se u prek kur vuri re kërkesën në fund të letrës së saj. Ajo postoi një video në TikTok duke treguar letrën ku kërkon më shumë miq dhe më pak bullizëm ndaj saj. “Më pak ngacmim për mua”, ishte kërkesa e fundit që kishte kërkuar vogëlushja nga babagjyshi.
E ëma tha se nuk mund t’i injoronte fjalët e fuqishme të së bijës që tronditën familjen e saj.
E dini çfarë, kjo vajzë është 8-vjeçe, ndoshta duhet të flasim për të.